
Përdorimi i rrjeteve sociale, veçanërisht nga të rinjtë që në moshë minorene e deri tek personat mbi 30 vjeç, është kthyer në një problematikë globale, por më e theksuar në vendet me zhvillim të dobët, siç është vendi ynë.
Edhe në Vlorë, ky fenomen shihet me shqetësim, veçanërisht nga prindërit dhe gjyshërit.
Por, sikur të mos mjaftojnë dëmet fizike dhe ato që lidhen me shëndetin, sipas psikologëve dëmet më serioze, veçanërisht tek minorenët dhe të rinjtë, lidhen me modelet që ata përpiqen të marrin nga rrjetet sociale. Ky fenomen njihet ndryshe si “modeli i perfeksionit”, i cili në fakt i step të rinjtë dhe ul vetëbesimin e tyre.
Për të kontrolluar dhe minimizuar pasojat e këtij fenomeni, përveç angazhimit të të gjithë faktorëve të jetës sociale në një komunitet, psikologia e sheh si shumë të rëndësishme rolin e familjes dhe përpjekjet që vetë prindërit duhet të bëjnë me fëmijët e tyre.
Ndërsa apelohet për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale, të dhënat, duke u bazuar në konsumin e internetit në Vlorë, tregojnë vetëm rritje të përdorimit të tyre. (A2 Televizion)