Varësia nga droga dhe veçanërisht ato të forta vijon të mbetet ndër fenomenet më problematike në qarkun e Korçës. Edhe pse qendra e detoksikimit në këtë qark funksionon dhe trajton çdo ditë dhjetëra persona që kanë krijuar varësi nga droga sërish numri i tyre krahasuar me përdoruesit e vërtetë konsiderohet i ulët.
E megjithatë edhe ato të regjistruarit që kërkojnë ndihmë janë në numër të shtuar. Tendenca e përdoruesve tashmë ka ndryshuar, duke bërë që personat nga zonat rurale të përbëjnë numrin më të lartë krahasuar me ato në zonat urbane që kanë krijuar varësi nga drogat.
Një prej përdoruesve nga një fshat i Maliqit dhe që tani me trajtimin që po merr mendon se e ka larguar varësinë nga droga, tregon mbi pasojat e rënda që i ka lënë droga.
Sot ai ka një mesazh edhe për të rinjtë që bien preh e varësisë së drogës. Sakaq në 3 operacionet e fundit të policisë së Korçës janë arrestuar mbi 200 shpërndarës të lëndëve narkotike, që do të thotë që numri i përdoruesve është të paktën tre herë më i lartë se ai i shpërndarësve. (A2 Televizion)