Skandali tek Onkologjiku, kryeministri Rama mbledh shefat e shërbimit në QSUT

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 18:37 | Sociale

Skandali tek Onkologjiku, kryeministri Rama mbledh shefat e shërbimit

Pas skandalit me të sëmurët me tumor, Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër një takim me stafin e onkologjikut si dhe shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet rreth orës 9:30 minuta të së hënës. Deri më tani, kreu i qeverisë nuk është shprehur mbi këtë situatë, ku mjekë të Spitalit Onkologjik po hetohen nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi detyronin pacientë të sëmurë më kancer të trajtoheshin në privat si dhe të blenin medikamente në farmaci private, e që kushtonin mijëra euro.

Pazari me jetët njerëzore është quajtur një akt i shëmtuar për bluzat e bardha, por që asnjë prej mjekëve të vënë nën akuzë nuk është lënë në qelitë  e burgut, por në “detyrim paraqitje” ose “arrest shtëpie”.

Skandali u zbulua pas denoncimeve të pacienteve, ku në përgjimet e mjekëve doli se rastet abuzive shkonin përtej çdo imagjinate, ku të sëmurët më tumor dhe që trajtoheshim me kiomioterapi, bëheshin pjesë e pazareve për fitimin e parave nga një grup mjekësh e farmacistësh.

Po ashtu, në raportin e KLSH zbulohet se çfarë ndodhte edhe më aparaturën e Kobaltit, e cila nuk është vënë kurrë në funksion pasi mungojnë kushtet e duhura spitalore, dhe që rrezikon të përhapë radioaktvitet nëse përdoret jashtë një ndërtese bunkier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos