Shqipërisë i nevojitet 11-metërsh për të mposhtur Andorrën. Vendi i tretë në grup dhe rekord pikësh

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 22:37 | Futboll

Shqipëria fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj modestëve të Andorrës, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë arritën të shënonin vetëm në minutën e 74-t, pas një 11-metërshi të fituar nga Uzuni dhe të shndërruar në gol nga Çekiçi.

Me këtë fitore, Kombëtarja mbyll grupin I në vendin e tretë, me 18 pikë, rekord ky për ekipin tonë.

Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia shkatërroi 10-0 San Marinon, ndërsa Hungaria mposhti 2-1 Poloninë. Anglia e mbyll grupin në kryesim me 26 pikë, ndjekur nga Polonia me 20, Shqipëria 18, Hungaria 17, Andorra 6 dhe San Marino 0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos