“Shqiptarët të refuzojnë të kaluarën”, Escobar: Ajo që ndodhi me PD, e trishtueshme

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 14:10 | Politikë
“Shqiptarët të refuzojnë të kaluarën”,

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e konsideroi të trishtueshme atë që ndodhi me Partinë Demokratike.

Për median greke “To Vima”, zyrtari tha se Uashingtoni ka marrëdhënie të mira me këtë forcë politike në Shqipëri, teksa theksoi se “një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë”.

“Shpresoj që anëtarët e PD dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, u shpreh Escobar.

Përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor përsëriti deklaratën që rajoni e ka vendin në Bashkimin Europian. Si shqetësimin më të madh përmendi ndikimet dashakeqe të vendeve të treta, siç janë Rusia dhe Kina.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos