Shtëpia në ishullin privat 339 000 dollarësh, ku mungon tualeti dhe uji i rrjedhshëm

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 21:08 | Lifestyle

Në një ishull privat në brigjet e Maine, gjendet një vilë e veçantë, që po kërkon një blerës të guximshëm i cili mund të lahet në ujërat e vrullshme të Oqeanit Atlantik. Kjo, pasi shtëpia është pa ngrohje apo ujë të rrjedhshëm.

Banesa ndodhet në ishullin Duck Ledges, një oazë prej 1,1 hektarësh e vendosur midis brigjeve të Parkut Kombëtar Acadia dhe kufirit kanadez, dhe shitet me një çmim prej 339 000 dollarësh.

Vila 540 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 2009, është e mobiluar plotësisht, ka dy dhoma dhe krenohet me pamjen panoramike të oqeanit, plazhet dhe shkëmbinjtë që rrethojnë ishullin. Shtëpia ka mure të veshura me dru, dritare me kornizë druri, krevate, energji elektrike dhe madje WiFi, përveç banjës. Në shtëpi, nuk ka pasur kurrë ujë të rrjedhshëm, ndaj blerësi do të duhet të dalë jashtë e të sigurojë ujë.

Shitësit e pronës thonë se shtëpia mund të jetë më e përshtatshme për dikë që është i pasionuar me natyrën. Ndonëse lehtësitë mund të jenë të pakta, për shitësit, bukuria e peizazhit dhe afërsia me oqeanin është ajo që ka të ngjarë të tërheqë një blerës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos