Zona pranë fshatit Dukat është kthyer në vatrën më problematike të zjarreve që, prej 12 ditësh, kanë përfshirë Vlorën dhe që kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra në Karaburun. Ditën e sotme era ka fuqizuar dhe përhapur më shume flaket, ndërsa ushtria është mobilizuar pranë Dukatit për të ndërprerë përparimin e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ndërhyrja nga ajri aktualisht po bëhet vetëm me një helikopter. (A2 Televizion)
Shtohet rreziku nga zjarret në Vlorë, vatra të rrezikshme pranë Dukatit dhe Llogarasë
