Shtyhen festimet e Ditës së Verës, Veliaj: Votuan 10 mijë qytetarë

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 17:13 | Aktualitet
Shtyhen festimet e Ditës së Verës, Veliaj: Votuan 10 mijë

Aktivitetet festive për ditën e verës në Tiranë do të zhvillohen të dielën në datë 17 mars.

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi, se 10 mijë qytetarë, votuan në sondazhin e krijuar nga kryebashkiaku në rrjetet sociale, vendosën që festa të shtyhet për shkak të motit.

Kryebashkiaku Veliaj thotë në postimin e tij se të dielën qytetarët do të evitojnë edhe shiun, ndërkohë që do të shijojnë 50 aktivitete festive familjare.

Ndërkohë, shtyrja e aktiviteteve festive për Ditën e Verës, është cilësuar nga këshilltarët bashkiake të PD, si një tentativë për të zhvilluar antimiting, një ditë pas protestës së opozitës në 16 mars përpara Kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos