Shtyhet sërish festa e titullit të Tiranës

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 19:24 | Futboll
Shtyhet sërish festa e titullit të Tiranës

Tirana shtyn sërish festën e titullit kampion. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Teutës, i pamjaftueshëm për të mbyllur matematikisht që sot llogaritë e titullit.

Kjo edhe për shkak të fitores 2-0 të Laçit ndaj Egnatias, që e çon në 10 pikë diferencën me vendin e dytë, kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit.

Për Tiranën shënoi Limaj në pjesën e parë, ndërkohë që Sebino Plaku barazoi në minutën e 73-të për ekipin durrsak.

Në ndeshjen tjetër, Laçi mposhti rrogozhinasit me dy golat e Guindo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos