Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares paralajmërojnë se do të mbajnë një protestë nga e hëna në lidhje me masat anti-Covid. Përfaqësues të bizneseve, të cilët kanë nënshkruar në unanimitet dhe një ankesë, kërkojnë shtyrjen e orarit të mbylljes dhe atë për lejimin e muzikës duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik. Gazetarja Jerola Ziaj sjell detaje nga ky zhvillim. (A2 Televizion)
Shtyrja e orarit të muzikës, bizneset në Vlorë paralajmërojnë bojkot nëse qeveria nuk ndërhyn
