Shuhet këngëtari amerikan, Kenny Rogers

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 08:45 | Showbiz
Shuhet këngëtari amerikan, Kenny Rogers

Legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i familjes, i cili kë bërë të ditur se këngëtari ka ndërruar jetë paqësisht në shtëpinë e tij për shkaqe natyrale.

Rogers ishte në kulmin e tij gjatë viteve 1970-1980, kur fitoi edhe tre çmime Grammy. Karriera e tij zgjati për thuajse 6 dekada, ndërsa këngët më të dëgjuara janë Gambler, Lucille apo Coward Of The County. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos