“Shumë vapë brenda në avion”, gruaja vendos të freskohet duke dalë jashtë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 13:42 | Lifestyle
“Shumë vapë brenda në avion”, gruaja vendos të

Të gjithë jemi mërzitur qoftë edhe një herë ndërsa kemi qenë të detyruar të qëndrojmë brenda në avion, edhe pse fluturimi ka përfunduar, për shkak të ndonjë vonese teknike ende të pazgjidhur.

Por ndërsa shumica e njerëzve qëndrojnë brenda në kabinë, një udhëtare në Ukrainë nuk e priti shumë mirë qëndrimin mbyllur dhe vendosi të hapte derën e emergjencës duke dalë për pak ajër të pastër në krahun e avionit.

Video u xhirua në 31 gusht, në Aeroportin Ndërkombëtar Boryspil në Kiev dhe u publikua pikërisht në llogarinë në Instagram të tij. Gruaja qëndron në krahun e avionit për disa minuta, ndërsa të tjerët e shohin të habitur, e më pas futet përsëri brenda në avion.

Sipas raportimeve, gruaja, e cila kthehej nga Antalya bashkë me burrin dhe fëmijët, kishte dalë për t’u freskuar pasi kishte vapë brenda në avion. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CEkEaFmpZam/

A2 CNN Livestream

Latest Videos