Kallëzimi i Pjerin Ndreut nga efektivët, Basha: Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 14:53 | Politikë
Kallëzimi i Pjerin Ndreut nga efektivët, Basha: Punonjësit e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga dy efektivë policie për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Përmes Twitterit, Basha shkruan se efektivët po përdoren si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit Rama-Doshi me krimin.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos