PD, Bardhi: Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 17:23 | Politikë
PD, Bardhi: Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas denoncimit që është bërë ndaj kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili dyshohet se nuk ka lejuar patrullën e policisë të zbatojë ligjin për mbylljen e një lokali pas orës policore.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, lexohet në postimin e Bardhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos