
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të shtyjë seancën për shqyrtimin e gjetjeve nga organi i prokurorisë për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Seanca u shty me kërkesë të avokatit të Ismailajt nën argumenti se nuk kishte pasur kohë të njihej me dosjen e klientit të tij.
Kërkesa u pranua dhe seanca e radhës u caktua ditën e premte ora 11:00.
Pas verifikimeve të Prokurorise, Qerim Ismailaj rezultoi të ketë qenë i dënuar në mungesë me 3 vite heqje lirie, dënim të cilin nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. (A2 Televizion)