Rruga Milot-Fier nuk është vepra e vetme që qeveria po merr përsipër ta realizojë. Më herët dhe veçanërisht javët e fundit, janë lancuar edhe disa projekte me kosto të lartë financiare, si ndërtimit i Teatrit Kombëtar, HEC i Skavicës, Tuneli i Llogarasë, Rruga Milot-Fier, Kampusi i Universitetit të Tiranës dhe Akademia e Sigurisë. Këto vepra janë prezantuar në një kohë kur buxheti i shtetit ndodhet në një situatë shumë të vështirë, për shkak të krizës së koronavirusit dhe teksa borxhi publik sipas parashikimeve të qeverisë, pritet të kapërcejë deri në fund të vitit nivelin e 78% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Për të diskutuar për këtë temë ishte i ftuar Pano Soko, ekspert për ekonominë. (A2 Televizion)
Si do të financohen projektet e reja të qeverisë?
