
Nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, i është dhënë lamtumira e fundit oficerit të policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident rrugor në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës.
Përveç familjarëve, shokëve, miqve dhe kolegëve, homazheve iu bashkua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Oficeri i policisë, Ermal Lulaj, ishte pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në sektorin e Hetimit të Vrasjeve, ndërsa më herët kishte shërbyer edhe si shef i Antidrogës.
Ermal Lulaj ishte baba i tre fëmijëve të mitur. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët. (A2 Televizion)