
Alfred Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës, rrezikon një dënim me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme. SPAK kërkoi këtë masë dënimi ndaj tij, duke e konsideruar fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Përveç dënimit me burg, Struktura e Posaçme kërkoi edhe dënimin plotësues, atë të heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.
Dënime me nga 1 vit burg u kërkuan edhe për tre të bashkëpandehurit e tij, Dorian Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 2-vjeçare.
Ish-zyrtarët akuzohen nga SPAK për shkelje të ligjit gjatë procedurave për dhënien me qira të 67 hektarëve tokë shtetërore për ndërtimin e impianteve diellore.
Trualli, i dhënë me qira për një afat 10-vjeçar, ishte i regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) si tokë bujqësore. (A2 Televizion)