Rritja e pagave është vetëm hapi i parë për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë. Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata. Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri. (A2 Televizion)
Si do t’i mbajmë mjekët në vend? Diploma pas tri viteve punë, mbështetje me kredi të buta
