Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez po i kalon ditët e vështira me ish-partnerin Ben Affleck. Ky i fundit, nuk ka folur ende publikisht për romancën e pakonfirmuar megjithatë komentoi diçka që me siguri nuk do t’i pëlqejë aktorit.
Kur u pyet nga fotografët se si e komenton ribashkimin e Ben dhe Jennifer dhe Alex tha thjesht “Go Yankees”, ish-ekipi i tij i bejsbollit.
Edhe pse duket se thjesht ka anashkaluar pyetjen, në fakt jo. Ben Affleck është tifoz i zjarrtë i Boston Red Sox, kundërshtarit më të madh të Yankees. Madje është shprehur më herët për New York Times se refuzoi të vendoste një kapele të Yankees në një film.
“S’do të vendos kurrë një kapele të Yankees. Nuk mundem.” u shpreh asokohe aktori.
Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ben përfliten se janë rikthyer bashkë. Ata shijuan një arratisje romantike së bashku në një vendpushim luksoz skish në Montana gjatë fundjavës dhe janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që nga koha kur kjo e fundit ka shpallur ndarjen me Rodriguez. (A2 Televizion)