All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Si në mesjetë, rusi rrëmben 18-vjeçaren që refuzoi të martohej më të

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 10:40 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Vijojnë traditat e tmerrshme të rrëmbimit të vajzave që refuzojnë të martohen edhe në Rusi.

Një video e frikshme është regjistruar në Rusi, ku një 18-vjeçare rrëmbehet nga një burrë dhe familja e tij, pasi refuzoi të martohej me të.

All - Paragraf - 3

Bella Ravoyan u rrëmbye nga dy burra ndërsa qëndronte në apartamentin e saj në qytetin e Tambov.

Vajzën e cila festonte 18-vjetorin e ditëlindjes, e morën me forcë dy burra, 20-vjeçari Amik Shamoyan dhe babai i tij, Oganes. Ajo u çua në Nizhny Novgorod ku u detyrua të martohej me forcë.

18-vjeçarja u shpall e humbur nga babai i saj, por pas ditësh ajo mundi të arratisej dhe të shkonte në polici.

All - Paragraf - 6

Në videon tjetër shihet babai që shkon me armë në një lokal në pronësi të rrëmbyesve të vajzës dhe kërkon që ta lënë të lirë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos