
Kimi Raikkonen parakaloi 10 makina në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Portugalisë, duke kaluar nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në vendin e gjashtë.
40-vjeçari përfitoi nga pista e lagur dhe nga eksperienca e tij për të fituar pozicione njësoj siç ndodh vetëm në videolojëra.
Videoja e regjistruar nga kamera e montuar në njëvendëshen Alfa Romeo të Raikkonenit tregon më së miri kryeveprën e finlandezit.
“Nuk u nisa mirë, madje humba një pozicion. Por, kur po i parakaloja me radhë thashë me vete: “Po këta, çfarë po bëjnë”? Fatkeqësisht, nuk kishim shpejtësi për të qëndruar në vendin e gjashtë”, tha Raikkonen. (A2 Televizion)