Si udhëtojnë yjet me avion? Njihuni me shërbimet super luksoze në bord

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 08:33 | Lifestyle

Është e pamohueshme që kostoja e një bilete avioni të business class ose të klasit të parë është shumë më e lartë se ajo e një bilete ekonomike, por çmimi paguhet në rehatinë e udhëtimit dhe shumë më tepër shërbime dhe komoditete nga ç’ mund të imagjinojmë.

Si është të udhëtosh me avion nëse nuk ke kufizime shpenzimesh dhe je për shembull, një super yll filmi apo muzike? Shërbimet ndryshojnë shumë, nëse flasim vetëm për biznes në një avion normal, ose nëse i aksesojmë shërbimet premium.

Ne do t'ju tregojmë disa prej tyre, duke filluar nga lounge i dedikuar në tokë, në aeroport, deri në momentin kur hipni në bord, ku pritja është shumë më e ngrohtë se sa në economy.

Si mirëseardhje, ofrohet një gotë shampanjë, revista dhe gazeta si në format letre ashtu edhe në internet dhe një çantë udhëtimi që përmban gjërat thelbësore gjatë orëve të fluturimit.

Përveç shërbimeve klasike, fluturimi në business class apo në klasin e parë përfshin gjithnjë e më shumë detaje të pazakonta dhe të papritura. Linjat ajrore konkurrojnë për të parë se kush ofron shërbimin më të mirë gjatë fluturimit.

Nga kabina e dushit, tek kolltukët e projektuar nga archistar, nga pizhamet hidratuese, për një gjumë të qetë në lartësi të mëdha deri te mësimet joga, njihuni me shërbimet super luksoze në bord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos