Sipërmarrja në 2022, Pogaçi: Shqipëria nuk është ende gati për investime me bazë teknologjinë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 10:19 | Aktualitet

Në një intervistë për "Dita jonë", analistja e biznesit Mira Pogaçi foli për mundësitë e biznesit në 2022, një ditë pas vizitës së presidentit turk në vendin tonë. Sipas saj, Turqia është investitor strategjik prej vitesh, pasi ka politikë shumë të fortë ekonomike që nxit pjesëmarrjen e vet jo vetëm në rajonin Ballkanik. Duke folur për sfidat e sipërmarrjes përgjatë vitit 2022, Pogaçi theksoi se Shqipëria nuk është ende gati për investime me bazë teknologjinë. “Tregu kërkon kodues, programues dhe zhvillues të sektorit teknologjik”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos