
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Panairin e Librit ka kërkuar më shumë mbështetje për librin.
Pavarësisht vështirësive, ai theksoi se letërsia është në një situatë më të mirë se gjendja politike në Shqipëri.
“Letërsinë e kemi më të mirë se Shqipërinë për momentin. Ky është një moment për t’u frymëzuar. Duhet më shumë mbështetje që jo vetëm libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin, garantë të demokracisë”, tha Meta. (A2 Televizion)