Një ditë para vendimit që do të marrë KQZ për regjistrimin ë cilës pjesë të Partisë Demokratike për zgjedhjet ë 14 majit, situata bëhet edhe më e tensionuar dhe më shumë të panjohura. Deputeti i Partisë Demoratike, Kreshnik Çollaku dhe njëherazi edhe pjesë e grupimit të njohur si ai i Alibejat në PD, sqaron më detaje së çfarë do të ishte strategjia më e mirë që opozita të maksimizojë votat këto zgjedhje. Do të ishte periudha pas zgjedhjeve ajo që, sipas tij, do të ishte më mirë për të zgjidhur së çfarë do bëhet më PD dhe cili do të ishte kryetari i saj, por shton së tani është koha që baza të votojë për kandidatët unikë të saj. Shahu politik mund të tolerohet tani këto zgjedhje por pas tyre duhet menduar për ato parlamentare dhe aty s’ka më vend për, siç u shpreh ai, "të tillë cirk siç po bën Sali Berisha më aleancat të tij." (A2 Televizion)
Situata e re politike: Para janë zgjedhjet, prapa mbetet ndarja, si shihet e ardhmja e opozitës
