Sizmologu britanik: Tërmetet në Shqipëri, Kretë dhe Bosnje, të të njëjtit varg

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 13:14 | Aktualitet

Tërmetet e shënuar si fundmi në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Kretë, janë të gjitha pjesë e të njëjtit vargu tërmetesh, thotë eksperti i Shërbimit Gjeologjik britanik, Brian Baptie.

 “Tërmetet vijnë në grupe ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thotë sizmologu.

Në një intervistë për Daily Mail pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në orët e para të së martës ai thotë se tërmeti mund të shkaktojë paslëkundje të një intensiteti më të vogël, e madje edhe një tërmet më të madh më vonë.

Deklarata e sizmologut anglez

"Në vitin 2016-të në Itali pati një sërë lëkundjesh më të vogla pas tërmeteve me magnitudë 6.1 dhe 6.2, të ndjekura nga një tërmet me magnitudë 6.5 pas tremuajsh”, shton Baptie.

https://a2news.com/2019/11/28/sizmologu-pasgoditjet-jane-normale-dhe-te-parrezikshme-pas-termetit-kryesor/

Sipas tij, 11700 tërmete janë regjistruar deri më tani në 2019-ën, ku shumica kanë pasur magnitudë më të ulët dhe 5 dhe vetëm 1 me magnitudë mbi 8.  Magnituda e tërmetit nuk ka domosdoshmërish lidhje të drejtpërdrejtë me bilancin e viktimave pasi kjo varet nga vendndodhja e epiqendrës.

https://a2news.com/2019/09/23/paniku-perfshiu-shqiptaret-sizmologu-termetet-nuk-parashikohen-ruani-qetesine/

Tërmetet ndodhin në të gjithë globin, kryesisht si përgjigje të streseve të aplikuara në sipërfaqen e Tokës pasi pllakat e dendura tektonike të planetit rrëshqasin nëpër asthenosferë, një shtresë më të butë nën të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos