Qindra persona të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor në qarkun e Durrësit janë akomoduar në qytetin e Vlorës.
Hotelet dhe njësitë e shërbimit të këtij qyteti kanë hapur dyert për të gjithë ata persona që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti ose ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi për shkak të frikës.
Gjithashtu qytetaret vlonjatë dhe shoqëria civile kanë nisur mbledhjen e ndihmave për familjet e qarkut të Durrësit të dëmtuara nga tërmeti. (A2 Televizion)