S’ka nevojë për çminimin e ujërave, Turqia detajon planin e OKB-së për eksportin e grurit në Ukrainë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 16:03 | Bota
S’ka nevojë për çminimin e ujërave, Turqia detajon

Turqia ka detajuar planin e Kombeve të Bashkuara për të mundësuar eksportimin e grurit nga Ukraina. Ministri i jashtëm, Mevlut Çavoshollu, tha se mund të krijohen korridore të sigurta lundrimi, pa qenë nevoja e çmontimit të minave në ujërat e porteve ukrainase.

 “Sipas planit të fundit të Kombeve të Bashkuara, procesi i çmontimit të minave kërkon kohë. Por, ndërsa vendndodhja e këtyre minave dihet, 3 korridore të sigurta do të vendosen në 3 porte. Pra edhe pa nevojën e anijeve të çminimit, mund të mbërrijnë të sigurta në porte të udhëhequra nga anijet e kërkim-shpëtimit të Ukrainës. Pasi të nisen nga portet, do të mbërrijnë në një zonë të sigurt dhe anijet do të kontrollohen aty. Nëse plani funksionon, atëherë një mekanizëm do të vendoset për të kontrolluar anijet. Sipas planit tani, nuk ka nevojë për një çminimin dhe korridoret e sigurta mund të vendosen në zona ku nuk ka mina.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos