"S'kam homologun, nuk bëj dot konferencë", Kryeministri Rama iu shmanget gazetarëve në Prishtinë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 19:22 | Politikë

Në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në kuadër të turit të tij ballkanik, gazetarët pyetën kryeministrin Edi Rama nëse do të ketë një konferencë.

S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, ishte përgjigja e Ramës.

Në këtë mënyrë kryeministri la të kuptohet se do të fliste nëse takimi dy palësh do të ishte zhvilluar me Albin Kurtin, ashtu siç ndodhi gjatë paradites me Dimitar Kovaçeskin në Shkup.

Shefi i qeverisë ndodhet ne Prishtinë, ku më herët është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka dalë jashtë agjendës duke pasur një bashkëbisedim edhe me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos