Skënderbeu i shpëton rënies, Kastrioti dhe Bylisi ende "luftojnë"

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 19:33 | Futboll
Skënderbeu i shpëton rënies, Kastrioti dhe Bylisi ende

Në një moment të caktuar të kampionatit, fati i Skënderbeut dukej i shënuar, për ekipin që kishte dominuar pjesë të mirë të dhjetëvjeçarit të kaluar. Rënia e korçarëve dukej i pashmangshëm, ndërkohë që emërimi i Migen Memellit ka ndryshuar gjithçka.   

Me fitoren e sotme 2-1 kundër Kukësit, Skënderbeu shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e shtatë, 5 më shumë se Kastrioti i vendit të tetë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.

Skënderbeu arrin të sigurojë matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore në sezonin 2021/2022, edhe falë barazimit 1-1 midis Kastriotit dhe Bylisit.  

Golat për korçarët erdhën që në pjesën e parë me golat e Uerdi Marës në të 8-in minut, dhe me Jean Victor (‘36). Goli i Agim Ibrahimit ishte vetëm një ngushëllim për një sezon të pakënaqshëm për kuksianët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos