
Skënderbeu, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar Federbet dhe Sport Radar.
Klubi korçar ka akuzuar dy kompanitë që me dyshimet e tyre ishin përcaktuese në vendimin e UEFA-s për të përjashtuar 10 vite nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare Skënderbeun.
Skënderbeu ka postuar disa artikuj ku thuhet se këto kompani kanë lidhje me mafian.
– https://it.businessinsider.com/scommesse-clandestine-il-pe…/
– https://www.avvenire.it/…/…/scommesse-e-sport-vecchi-veleni…
– https://www.avvenire.it/…/sport-e-scommesse-online-ecco-le-…
“Si ka mundësi që Skënderbeun duan ta “djegin” këto kompani dhe disa persona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen? Nga Sportradar deri tek Presidenti i Federbet i cili ka sulmuar personalisht Skënderbeun…Ka dhe nga ata që kërkojnë dhomave private prova kundrejt pagesave ilegale… Drejtësia nuk do të vonojë”, lexohet në postimin e Skënderbeut. (A2 Televizion)