“Marrëveshja mes Kievit dhe Moskës, e afërt!” Trump: Ukraina mund të ketë një rikonfigurim të ndryshëm

Nga Rosalba Bejdo
9 Nëntor 2026, 13:42 | Bota

“Marrëveshja mes Kievit dhe Moskës, e afërt!” Trump:

Urrejtja personale mes presidentit Ukrianas Volodimir Zelenski dhe atij rus, Vladimir Putin, është një prej pengesave kryesore për fundin e luftës në Ukrainë. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump I cili megjithatë theksoi se një marrëveshje mes palëve është e afërt, për meritë të tij.

Në një intervistë për CBS News, kreu I shtëpisë së bardhë ju rikthye pohimeve se konflikti nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të kishte qenë president dhe se do të mbyllet vetëm falë ndërhyrjes së tij.  Trump la të kuptohet se territori i Ukrainës mund të ndryshojë si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme me Rusinë.

“Besoj se do të arrijmë të finalizojmë, por në fund, Ukraina do të ketë një rikonfigurim të ndryshëm…”, tha Trump, përcjell A2 CNN.

Deklarata vjen në prag të bisedimeve të reja trepalëshe për fundin e luftës mes Kievit,  Moskës dhe SHBA në Abu Dabi. Në negociatat që pritet të zhvillohen të martën dhe të mërkurën,  do të marrë pjesë edhe bashkimi europian. Sic thuhet një ekip I përbashkët I BE do të jetë I pranishëm, bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Mundësia e angazhimit të drejtpërdrejtë me rusët, diçka që më tani nuk është bërë ndonjëherë, mbetet në tryezë. Trump po përballet me kritika të shumta në kongres për marrëveshjen e sigurimit të gazit me Rusinë, me senatorin republikan Thom Tillis që e ka cilësuar atë si të papërgjegjshme përtej çdo limit. Zelenslki ndërkohë paralajmëron se një mbështetje amerikane për putinin do të ishte gabim historik.

E nën sfondin e bisedimeve të reja, nuk ndalen aktet armiqësore mes Kievit dhe Moskës. Disa persona u plagosën pas një sulmi rus në rajonin e Poltavës, mes tyre edhe një 16-vjeçar. Sulmi dëmtoi një kompleks banimi I cili mori zjarr, ndërsa u godit edhe një hotel. Ndërkohë një person humbi jetën në Shën Petersburg si pasojë e një droni të lëshuar nga Kievi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos