Policia gjobit 21 persona që bllokuan rrugën gjatë protestës së studentëve

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 13:39 | Kronikë

Policia gjobit 21 persona që bllokuan rrugën gjatë protestës

Policia ka vendosur 21 gjoba ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve gjatë protestës së studentëve, të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit të Policisë, masat administrative janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1. Për secilin prej personave është vendosur gjobë në vlerën 5 000 lekë.

“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos