Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me dy vite burg për kryebashkiakun socialist të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Çështja lidhet me një tender konsulence të vitit 2019, me vlerë 69,5 milionë lekë, për të cilin SPAK pretendon se Beci, në bashkëpunim me gjashtë ish-vartës të tij, ka favorizuar një kompani private duke i krijuar avantazhe të padrejta në procedurën e prokurimit.
Hetimet nisën pas zbulimit të materialeve të sekuestruara në banesën e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ndërsa tashmë i takon Gjykatës së Posaçme të vendosë mbi fajësinë dhe dënimin e kryebashkiakut. (A2 Televizion)