Skënderbeu-Tirana “nxeh” derbin, në Korçë s’ka favoritë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 15:03 | Futboll
Skënderbeu-Tirana “nxeh” derbin, në Korçë

Skënderbeu-Tirana i jep start javës së 23-të në kategorinë superiore. Korçarët presin në shtëpi kryeqytetasit me mision e vetëm, daljen nga kriza.

Por nuk do të jetë e lehtë përballë një Tiranw, e cila nuk humb prej vitit të kaluar dhe ka rikthyer entuziazmin në javët e fundit teksa një javë më vonë e pret derbi ndaj Partizanit.

Përballja e fundit direkte e këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë në fundjavë Partizani do të presë Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Teuta do të udhëtojë drejt Gjirokastrës.

Kukësi kërkon kthesën përballë Kamzës ndërsa sfida tjetër e javës së 23 është ajo mes Kastriotit dhe Laçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos