Tifozët nderojnë Sala, disiplina ndëshkon Nantën

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2019, 15:11 | Futboll
Tifozët nderojnë Sala, disiplina ndëshkon Nantën

Koreografia në nder të Emiliano Salas, sulmuesit argjentinas i cili humbi jetën në aksidentin tragjik teksa udhëtonte drejt Uellsit, do t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Nantës.

Komisioni i disiplinës ka qenë i pamëshirshëm dhe nuk ka toleruar as në një rast të tillë, duke ndëshkuar klubin francez me 16.500 euro për përdorim të mjeteve pirroteknike dhe hedhjen e tyre në fushë.

Ngjarja ka të bëjë me ndeshjen e 30 janarit mes Nantës dhe Saint Etien, të mbyllur në barazim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos