“Formacionin ma bën gruaja”, Gattuso ka luksin e batutave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 12:49 | Futboll
“Formacionin ma bën gruaja”, Gattuso ka luksin e batutave

Edhe pse Milani i tij është duke koleksionuar rezultate pozitivi njëri pas tjetrit, sërish Gattuso është kritikuar për disa zgjedhje që ka bërë me formacionin.

Por në një situatë kur ekipi është duke marrë rezultatet e pritura, Gattuso ka edhe luksin që të bëjë humor në konferencat për shtyp, ashtu siç ndodhi pasditen e së enjtes, ku foli për ndeshjen ndaj Empolit këtë të premte.

Ai u pyet sërish për formacionin dhe përgjigja e Gattuso-s bëri të qeshin të gjithë gazetarët e pranishëm. “Formacionin ma bën gruaja”, tha Gattuso me humor.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, Gattuso pritet të bëjë ndryshime në formacion, por sigurisht jo me urdhër të gruas së tij!

Nga minuta e parë, pritet të rikthehet Conti, i cili do të zërë vendin të paktën për këtë ndeshje Calabrias në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Castillejo ka fituar balotazhin me Borinin për të zëvendësuar Suson, i cili do të mungojë pasi ka mbushur numrin e kartonëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos