Europa League, fitojnë ekipet favorite

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 00:15 | Futboll
Europa League, fitojnë ekipet favorite

Përtej eliminimit të Bayer Leverkusen nga rusët e Krasnodar, nuk ka patur surpriza në turnin e Europa League, aty ku të gjithë ekipet më të mëdha kanë kaluar turnin.  

Kalojnë italianet Napoli dhe Inter, që arrinë të mposhtin lehtësisht 2-0  Zyrihun dhe 4-0 Rapidin e Vjenës. Pa kapitenin Icardi, Interi rigjen lojtarët e kritikuar si Perisic, autor i një supergoli , por edhe të “harruar” si mbrojtësi Ranocchia.     

Edhe anglezet Chelsea dhe Arsenal kualifikohen me goleadë ndaj BATE Borisov dhe suedezëve të Malmoe.

Valencias i mjafton një gol për të mposhtur Celtic, kurse të dy ekipet turke, Fenerbahce dhe Gallatasaray bien nga Zeniti rus dhe Benfica. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos