Skuadra e Biden, pesimiste për fitore në Florida

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 23:15 | Bota
Skuadra e Biden, pesimiste për fitore në Florida

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, nuk pranoi të komentonte mbi atë që do të bënte nëse rezultatet nuk shpallen që sot. “Do të shohim, ka kaq shumë në lojë tani... Do të flasim kur të vijë momenti”, tha Biden. I pyetur nëse do të reagonte, nëse presidenti Trump shpallte fitoren, Biden shtoi: “Varet nga ajo që thotë dhe si e thotë”.

“Nuk e vendosin presidentët cilat vota vlejnë dhe cilat jo, janë votat që vendosin kush bëhet president. Çfarëdo që të thotë, votat do të numërohen”.

Ish-zv.presidenti tha gjithashtu se kishte besim te rezultati, sidomos për shkak të numrit të madh të votuesve që morën pjesë në votime. Ndërsa burime nga skuadra e fushatë së tij pranuan se që sonte do të merret vesh sesi do të përfundojnë këto zgjedhje, por janë pesimistë për Floridën.

“Nëse fitoj Floridën, mbaroi, fitova. Nëse nuk fitoj, atëherë do të shohim shifrat në shtetet e tjera”, tha Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos