Sondazhi: Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t'u jepet mundësia

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 22:24 | Bota
Sondazhi: Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t'u jepet

Pothuajse 70% e amerikanëve do ta marrin vaksinën sapo të kenë mundësi ose e kanë marrë atë, sipas rezultateve të reja të sondazhit nga Axios-Ipsos botuar të martën.

Konkretisht, sondazhi zbuloi se 68% e amerikanëve do e merrnin dozën e ose e kishin marrë atë tashmë. Ndërsa 21% e amerikanëve thonë se nuk do ta bëjnë vaksinën, shifër kjo që mbetet në thelb e pandryshuar, edhe pse ka një ulje që prej janarit të këtij viti.

Sondazhi u krye nga 26 shkurti deri më 1 mars, bazuar në një mostër përfaqësimi kombëtar të probabilitetit prej 1,088 të rriturish të moshës 18 vjeç e lart.

Njerëzit me një diplomë kolegji dhe demokratët shprehën interesin më të madh për t'u vaksinuar.

Tre të katërtat e të anketuarve thanë gjithashtu se është shumë e rëndësishme që mësuesit të vaksinohen plotësisht para se të kthehen në shkollë për të dhënë mësim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos