
Manchester United mundi minimalisht Tottenham në “Wembley”, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në luftën për vendin e katërt.
Ole Gunnar Solskjaer kaloi me sukses testin e parë të vërtetë që kur ka marrë drejtimin e United, falë një goli të Marcus Rashford, por edhe paraqitjes fantastike të David De Geas, i cili i mohoi disa herë kënaqësinë e golit londinezëve.
Skuadra e drejtuar nga norvegjezi luajti futboll të shkëlqyer dhe u tregua e rrezikshme veçanërisht në kundërsulm. Humbja është një tjetër goditje për pretendimet e Spurs që të synojnë titullin kampion, pasi tashmë mbeten 9 pikë pas Liverpool, që kryeson renditjen. (A2 Televizion)