
Edhe pse kanë kaluar 13 vjet, Juventusi vazhdon betejën për titullin e hequr në tavolinë.
Klubi bardhezi ka paraqitur në Kolegjin e Garancisë Sportive një kërkesë kundër Federatës Italiane, Interit dhe Komitetit Olimpik italian për kampionatin e vitit 2006.
Juventusi kërkon anulimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Itali, duke i rikthyer titullin, i cili më pas i kaloi Interit, si skuadra e renditur në vendin e dytë pas skandalit ‘Calciopoli’.
Beteja ligjore vazhdon, me bardhëzinjtë që nuk kanë ndërmend të dorëzohen. (A2 Televizion)