Sot, mbledhja e parë zyrtare e "qeverisë së re", priten vendime të rëndësishme

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 11:14 | Politikë
Sot, mbledhja e parë zyrtare e "qeverisë së re", priten

Mbledhja e parë zyrtare e vitit 2019 për qeverinë Rama është edhe e para zyrtare për ministrat e rinj të emëruar nga Kryeministri. Të pranishëm në të kanë qenë edhe ministrat e larguar.

Por burime për A2 bëjnë me dije se në këtë mbledhje është kërkuar që të mos jenë të pranishëm zëvendësministrat. Në mbledhje pritet të merren disa vendime të rëndësishme, përfshi këtu edhe largime nga detyra të zyrtarëve të lartë. Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

Më parë gjatë mëngjesit, Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku fokusi kryesor ishte te pedagogët, një pjesë e të cilëve sipas tij janë bërë pjesë e “pengmarrjes” së protestës së studentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos