Zhvillohet sot seanca e fundit parlamentare për këtë sesion legjislativ. Në rendin e ditës do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt të 2019-s.
Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore.
Sot, pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi.
Deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e atyre të mazhorancës do të ulen sot për herë të fundit në Kuvend. (A2 Televizion)