
“Nuk e kisha menduar që Lulzim “Brava” do të na sillte kohën e diktaturës, kur përjashtoheshin të gjithë nga partia, nga kuvendi, internohen. Por pres të më njoftojë dhe fshatin ku do më internojë, ndoshta në Grabian të Fierit”.
Kështu u shpreh Edmond Spaho në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, teksa shtoi se Basha nuk mund ta përjashtojë nga grupi parlamentar.
“Në PD kam hyrë kur kam tërhequr me zinxhirë bustin e Leninit. Nuk më përjashton dot ai që futi kriminelë në PD dhe thirri policinë për t’i masakruar. Jam mirë që jam larguar disa rreshta larg tij. Shqiptarët nuk kanë të ardhme me këtë. Ka humbur 4 palë zgjedhje dhe shitet si e ardhmja. Ai e bën këtë vetëm që të ruajë karrigen e tij. Por do t’i vijë dita që do t’i japin atë qe meriton”, tha Spaho. (A2 Televizion)