Ata kanë qenë gjithnjë aty në frontin e parë të betejave të përditshme, me dhimbjen se sot nuk mundi të shpëtonte një jetë, por me forcën dhe shpresën se nesër gjërat do të jenë më mirë. Ata janë edhe sot aty ku asnjë person i zemrës s’mund të të qëndrojë pranë, aty ku ne sot i besojmë jetën e të shtrenjtëve tanë, në duart e heronjve, në duart e mjekëve që nuk kanë reshtur së përqafuari si fëmijën e vogël, po ashtu edhe të moshuarin, si vdekjen, po ashtu edhe jetën. (A2 Televizion)
Speciale A2 | Për heronjtë realë, për mjekët… Faleminderit për punën dhe misionin tuaj!
