Burime për A2 CNN, propozimi i Komisionit Europian: Anëtarët e rinj me të drejta të plota, me një përjashtim

Nga Fjorela Beleshi
5 Tetor 2026, 15:35 | Politikë

Burime për A2 CNN, propozimi i Komisionit Europian: Anëtarët e

Burime zyrtare nga Brukseli i thanë A2CNN se në dokumentin e ri të Politikës së Zgjerimit që KE do ta bëjë publikë ditën e martë për vendet kandidate në momentin që të bëhen anëtare të BE të kenë të drejta të plota, por me një përjashtim. A2 mëson se KE do të propozojë që anëtarët e rinj të mos e ushtrojnë të drejtën e vetos në çështjet e zgjerimit, sidomos kur ka mosmarrëveshje dypalëshe.

Dokumenti i KE do të ketë në fokus tre elemente:

1: Ndryshimin e mekanizimit të nenit 7, i cili siç është sot i jep mundësinë me 4/5 e anëtarëve për të pezulluar të drejtën e votës në Këshill në raste që lidhen me shkelje të lidhura me shtetin e së drejtës. A2CNN mëson që KE do të propozojë që të mos përdoret më 4/5 e anëtarëve, por të përdoret një shumicë e cilësuar e kundërt. Termi "e kundërt" i referohet faktit që përdoret për të ndaluar vendimin ose propozimin e Komisionit. Zakonisht, shumica e cilësuar përdoret për të miratuar diçka.

Këtu, ajo do të përdorej për të rrëzuar diçka. Pra, në vend të katër të pestave, do të përdornim shumicën e kualifikuar, por kjo do ta bënte më të vështirë, sepse do të duhej që vërtet të siguronim mbështetjen e shteteve anëtare kundër Komisionit, gjë që është shumë e vështirë për t’u arritur si prag. Në këtë kuptim, do të bëhej më e lehtë për t’u zbatuar. Por kjo vlen vetëm në rastin e shkeljeve shumë të rënda.

2: Elementi i dytë lidhet me garancitë financiare. A2CNN mëson se KE propozon që në raste se një vend anëtare apo kandidat shkel apo nuk respekton angazhimet që ka ndërmarrë të penalizohet nga fondet e reja të unionit.

3: Dhe elementi i tretë ka të bëjë me të drejtën e vendeve të reja që do të bëhen anëtare të BE. Do kenë të drejta të barabarta me 27 anëtarët me komisioner dhe veto, me përjashtim në rastet kur votohet për zgjerimin, sidomos me vende që kanë mosmarrëveshje bilaterale.

Gjithashtu sipas burimeve zyrtare nga KE, udhërrëfyesi për Shqipërinë do të bëhet publik më 28 tetor së bashku me progres-raportin. KE dhe qeveria shqiptare po punojnë për afatin e përcaktuar. A do të jetë 2027 edhe një objekti i KE? Sipas Brukselit kjo mbetet për t’u parë pas KE dhe qeveria shqiptare po punojnë për afatin, por shumë do të varet edhe nga zgjedhjet brenda vendeve të unionit.

Gjithashtu për momentin KE shef vetëm 4 vende me perspektivë reale për të mbyllur negociatat, Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos