Spektakël në Romë, Lazio gjunjëzon Interin

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 22:46 | Futboll

Në stadiumin Olimpico të Romës, Lazio jep një leksion Interit të ish-trajnerit te saj Simone Inzaghi, duke e mundur me rezultatin 3-1.

Teknika e sulmit bardheblu, nga Pedro te Felipe Anderson dhe Luis Alberto, ishte superiore ndaj fuqisë së Lukakut, Dzeko dhe Lautaro Martinez, ndërkohë që mbrojtja e Interit nuk duket ajo e sezoneve të fundit.

 Lazio kalon në avantazh në fundin e pjesës së parë me Felipe Anderson. Interi reagon në pjesën e dytë, me një gol të argjentinasit Martinez, por një ndeshje që po i drejtohej barazimit thyhet nga një mrekulli të spanjollit Luis Alberto, që gjen një hrak që duket sikur sfidon fizikën, dhe kalon në avantazh lazialët.

Goli i avantazhit i Lazios, mrekulli e Luis Alberto

Interi humb energji dhe person kundërsulme të shumta, me Lazion që ka raste për të thelluar rezultatin, siç ndodh në minutën 86 me Pedron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos