
Futbollisti shqiptar, Sidrit Guri, pas një periudhe problematike ka dhënë sinjale se është gati të zërë një vend në formacionin e belgëve të Ostendes.
Sulmuesi shkodran ishte autori i golit të fitores përballë holandezëve të Utreht, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-1.
Tek goli është rikthyer edhe sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Edhe 28-vjeçari nga Kavaja la gjurmë në fitoren e thellë 6-3 të skuadrës së tij Goztepe duke shënuar golin e pestë në një miqësore përpara nisjes së kampionatit turk. (A2 Televizion)